Foto: Ky është mjeku dibran që qetësoi mbarë Maqedoninë me porosinë “Ne jemi në punë, Ju rrini në shpi”

Mjeku i cili sot qetësoi mbarë Maqedonininë me porosinë “Ne jemi në punë, ju rrini në shpi” është mjeku i njohur dibran, Arben Agolli. Ai me porosinë e shkruar në dy gjuhë, bashkë me dy kolege të veta, nga spitali i Dibrës ka dërguar një porosi mjaftë kurioze në këto momente krize që po përballet Dibra, Maqedonia dhe mbarë bota, shkruan Gazeta Lajm. Mesazhi i tyre është mirpritur si te shqiptarët poashtu edhe te Maqedonasit.