“Trashigimia politike e Gligorovit”

Shkruan: Bekim Fazliu, ish deputet

3 u vranë, qindra u torturuan çnjerëzisht, një popull i tërë u shkel në një kohë ku binin sistemet shtypëse komuniste kudo në botë dhe zëvendësoheshin me sistemet demokratike, e kur kryefjala ishte LIRIA. Te ne, në Bit Pazar më 1992-shin, sistemi reprezal i vjetëruar jugosllav u zëvendësua me karikaturën shëmtuese të sistemit reprezal të Gligorovit me shokë!

E SOT, 30 e ca vite pas, pas shumë sakrificave të bijve dhe bijave më të mirë të kombit, KUSH do ta besonte se do të vinte kjo kohë e HARRESËS, e që trashëgiminë politike të Gligorovit më shumë do ta mbrojnë shqiptarët se sa vetë ‘maqedonasit’ e tij!
Po të ishte gjallë ai, lotët e trishtimit të vitit ’98, që ia shkaktoi Arbër Xhaferi, sot do t’i ishin kthyer në lot gëzimi nga ‘pulenët’ shqiptarë të qeverisë.
Lum maqedonasit që i kanë ‘shiptarët’ e qeverisë, e mjerë shqiptarët që ka vite që kanë mbetur jetimë.