Transportoi udhëtarë më shumë se e lejuara, paditet 48-vjeçari nga Sfillarja

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka parashtruar padi penale ndaj 47-vjeçarit, pasi organizoi transport të udhëtarëve më shumë se sa norma e lejuar në bazë të protokolleve anti-Covid.

Udhëtarët i transportoi nga Shkupi deri në Kodrën e Diellit.

“SPB-Tetovë deri të Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga fshati Rashçe e Shkupit, dhe kundër 48 vjeçarit N.I. nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Transportin 47-vjeçari e kishte realizuar më 10 janar me minibusin “Mercedes”, kurse numri i udhëtarëve ka tejkaluar kapacitetin prej 50 për qind sa parashihet në masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19./TV21