Lajme Një maqedonas regjistron nënën e tij të vdekur në regjistrimin e popullsisë

Një maqedonas regjistron nënën e tij të vdekur në regjistrimin e popullsisë

Gazetari Ico Nadovski Perin i cili jeton dhe punon në Australi thotë se regjistrimi nuk është legal dhe se për këtë shkak duhet të bojkotohet.

Ai përmes një video zbulon se pa asnjë problem, përmes sistemin onlajn regjistron nënën e tij të vdekur përmes aplikacionit onlajn.

“Të nderuar maqedonas, do të përpiqem që të ilustroj dhe me këtë të dëshmoj se regjistrimi nuk është i vlefshëm dhe legal. Në këtë regjistrim mund të regjistrohen edhe të vdekurit që jetojnë jashtë. Me ndiqni dhe komentoni dhe tregoni dhe shembujt tuaj”, thotë Perin.

Ai thotë se kjo është marrëveshje mes Zaevit dhe Ahmetit për të rritur numrin e shqiptarëve.

Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar.