Trajneri i Struga TL, Beqiri: Jam i brengosur, por shpresoj se ndryshimet do të japin sukses

Tre ndeshje, dy humbje dhe një barazim, pa gol të shënuar, ky është starti i dobët i Struga Trim Lum në sezonin pranveror.
“Sileksi tregoi se si luhet në rezultat dhe tregoi se si arrihet qëllimi në terren mysafir. Ne patëm rastet tona dhe fajin për dy pikët e humbura patjetër ti kërkojmë në radhët tona. Jemi të brengosur dhe gjithësesi duhet të bëjmë ndryshime që shpresoj se do të japin sukses. Patjetër duhet të fokusohemi në sfidat e ardhshme dhe të përballemi me problemet”, deklaroi trajneri i Struga Trim Lum.
Struganët, të mërkurën, udhëtojnë për në Tetovë ku do të takohen me Renoëvn në ndeshjen kthyese të cerekfinales së kupës së Maqedonisë së Veriut.