Shkruan bashkëfshatari i tij: Haxhi Hyseni i mbylli sytë, pa u hapur kufiri!

Për haxhi Hysenin kurrë nuk u hap kufiri. Ai i mbylli sytë, duke qenë ende i mbyllur vendkalimi Llojan – Miratoc. Ai shtëpinë e kishte shumë afër fshatit Miratoc, madje ezanin e xhamisë së Miratocës më kthjellët e dëgjonte se ezanin e xhamisë së Llojanit. Ai nuk kishte dëshirë të kishte të drejtë që kufiri kurrë nuk do të hapet. Megjithatë, ai kishte pasur të drejtë; iku nga kjo botë me pasjen të drejtë që kufiri kurrë nuk do të hapet dhe me dëshirën që ky vendtrishtim të trajtësohet në vendkalim.
Ndoshta për neve do të hapet, por për atë kurrë nuk u hap!
Zoti ia bëftë varrin kopsht prej kopshteve të xhenetit! (Iljasa Salihu)