I merr vetes jetën 30 vjeçari nga Shkupi

Një person mashkull ka gjetur vdekjen në lagjen Aerodrom të Shkupit në rrugën “Metodija Shatorov- Sharlo”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga MPB konfirmojnë se tek ta rasti është paraqitur në ora 07:15 dhe se ekipet e tyre kanë dalë në terren.

Disa nga mediat kanë njoftuar se një djalë 30 vjeçar ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 12-të i ndërtesës.