Trajneri i ri i PSG, Galtier: Dua që Neymar të qëndrojë, i kam të qarta idetë për të

Christophe Galtier ka dhënë disa komente edhe lidhur me situatën e Neymar.

Ylli brazilian, Neymar JR tash e sa kohë lidhej me një largim të mundshëm nga skuadra e PSG.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit të ri, duket se gjërat do të ndryshojnë për ish-lojtarin e Barcelonës.

“Unë dua që Neyamr të qëndrojë këtu me ne. Ai është lojtar i kalibrit botëror, të gjitha trajnerët në botë duan ta kenë një lojtar sikur ai”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.

“Unë kam tashmë ide të qarta në planin tim për Neymar këtu te PSG”, shtoi ai.

Galtier është zyrtarizuar si trajner i PSG pak minuta më parë, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua nga posti.