Kovaçevski: Popullin maqedonas askush nuk ka mundur ta asimilojë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në takim, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit. Ata theksuan se propozimi, parasheh gjuhë të pastër maqedonase, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së.

Mes tjerash Kovaçevski theksoi se ky është propozimi më i mirë që Maqedonia ka marrë ndonjëherë, sipas tij në propozimin francez gjuha maqedone është e pastër dhe ne si maqedonas mburremi me historinë tonë identitetin dhe gjuhën tonë. Kovaçevski mes tjerash potencon se popullin maqedonas nuk mund askush ta asimilon.
Duhet te pranohet propozimi me i mire qe Maqedonia e veriut e ka marre ndonjehere, gjuha maqedonase është e pastër. Ne maqedonasit mburremi me historinë tonë, identitetin dhe gjuhën. Popullin maqedonas askush nuk ka mundur ta asimilojë deklaroi Kovaçevski.