Trajneri i Belgjikës flet për lëndimin e Lukakut

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur për lëndimin e sulmuesit të Chelsea, Romelu Lukaku.

Në ndeshjen e parë të Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve Lukaku pësoi një lëndim.

Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 27`, pasi nuk arriti të vazhdojë më tej lojën.

Ishte trajneri i kombëtares belge që tha se lëndimi i sulmuesit nuk duket mirë.

“Nuk duket mirë. Ai përdredhi kyçin e këmbës”, tha Martinez për ‘HLN’, përcjell lajmi.net.

Belgjika do të përballet me Poloninë ndeshjen e radhës, e që Lukaku nuk pritet të jetë pjesë e ekipit.