Lewandowski nuk do të marrë pjesë në parasezonin e Bayern Munich

Robert Lewandowski nuk do të marrë pjesë në parasezonin e Bayern Munich.

E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë e paqartë.

Ylli polak ka folur edhe publikisht se koha e tij te Bayern Munich ka përfunduar, por njësojë nuk mendon edhe presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer.

Ai së fundmi ka thënë se nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin këtë verë.

Përkundër fjalëve të presidentit, Lewandowski duket se është i vendosur që më nuk do të luajë në ‘Allianz Arena’.

Sipas ‘Sport1’ sulmuesi ka marrë vendimin që të mos e bëjë parasezonin me ekipin gjerman, i cili fillon javën e dytë të korrikut, përcjell lajmi.net.

Ai konsideron se tashmë nuk e sheh vetën lojtar të Bayernit andaj nuk do të marrë pjesë.

Lewa është i lidhur me një transferim drejt Barcelonës.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i tij gjatë kësaj vere në ‘Camp Nou’.