Trajneri i Real Madridit në basketboll, Laso është në gjendje stabile

Trajneri i Real Madridit, Pablo Laso është në gjendje stabile.

Gjatë ditës së djeshme Real Madridi njoftoi se trajneri i ekipit të basketbollit, Pablo Laso kishte pësuar infarkt.

Ata fillimisht nuk dhanë detaje për shëndetin e trajnerit.

Më pas klubi njoftoi se gjendja e Lasos është stabile dhe ai është duke u trajtuar në spital.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell reagimin e ‘Mbretërve’:

“Real Madrid CF njofton se Pablo Laso po përparon pozitivisht dhe është liruar nga ICU i Spitalit Universitar Sanitas La Moraleja.

Trajneri ynë është transferuar në spital tjetër dhe do të vazhdojë të monitorohet evolucioni i tij nga shërbimi i kardiologjisë”, thuhej në njoftim.