Trajneri gjerman Hans-Dieter Flick (54) do të mbetet në pankinën e Bayernit deri në fund të sezonit, ka njoftuar klubi i madh gjerman.
“Jemi të kënaqur me punën e Hans-Dieter Flick. Me të si trajner kryesor, zhvillimi i ekipit është i shkëlqyeshëm, si në kualitetin e lojës, poashtu edhe në rezultatet e arritura”, tha drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rumennigge.
Flick me zejen e trajnerit ka filluar te Hoffenheim (2000-05), që atëherë garonte në ligën e tretë, pastaj ishte ndihmës i selektorit të Gjermanisë, Joachim Loew (2006-14), me të cilin fitoi medaljen e bronztë në vitin 2010 dhe titullin botëror katër vite më vonë.