“Tour de France” do të pezullohet

Gara e famshme e çiklizmit “Tour de France” do të pezullohet pas zgjerimit të masave kufizuese nga qeveria franceze shkaku i parandalimit të përhapjes së koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se kufizimet për ngjarjet publike do të vazhdojnë deri në mesin e korrikut.

Gara më e famshme e çiklizmit është paraparë të mbahet nga 27 qershori deri më 19 korrik.

Ishte planifikuar të mbahet gara, por pa praninë e shikuesve anash rrugës. Më herët është anuluar gara tjetër e madhe e çiklizmit Giro d’Italia.

Botërori i rrugës në çiklizëm do të mbahet në fund të shtatorit në Zvicër.

Po ashtu po pritet të shtyhet edhe gara e Shpërblimit të Madh të Francës në Formula 1.