Tottenham po monitoron Jan Oblak

Tottenham Hotspur është duke monitoruar portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak.
Hugo Lloris ka qenë një nga lojtarët kyç të Tottenhamit, por tani po arrin fazat e fundit të karrierës së tij.

Sipas raportimit të ‘The Athletic’, portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak po monitorohet nga ‘Spurs’, transmeton lajmi.net.

Megjithëse, ekipi anglez mund të hasë në probleme, pasi paga e tij e lart mund të pengojnë interesimin për portierin.

Slloveni ka kontratë me ‘rojiblancos’ deri në vitin 2028 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 40 milionë euro.