Mbi 1 milion praktikues të mjekësisë tradicionale kineze deri në vitin 2025

Deri në 2025-n numri i praktikuesve të mjekësisë tradicionale kineze në institucionet mjekësore e shëndetësore të Kinës do t’i kalojë 1 milionët, sipas planit të zhvillimit të talenteve të mjekësisë tradicionale kineze.

Forca punëtore e shërbimeve shëndetësore të mjekësisë tradicionale kineze do të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kërkesa për këto shërbime do të përmbushet në thelb deri atëherë, thuhet në planin e publikuar nga Administrata Kombëtare e Mjekësisë Kineze Tradicionale .

Numri i mjekëve (ndihmësmjekëve) praktikues të mjekësisë tradicionale kineze do të arrijë 0.62 për 1 mijë veta deri më 2025, dhe numri i profesionistëve të nivelit të lartë të kësaj mjekësie do të rritet vazhdimisht.

Deri atëherë, të gjithë qendrat shëndetësore të lagjeve në zonat urbane dhe mbi 80 për qind e klinikave në nivel fshati në zonat rurale do të ofrojnë shërbime të lidhura me mjekësinë tradicionale kineze, sipas planit.