Torino i ofron Interit shkëmbimin Izzo-Vecino

Torino është i gatshëm të ofrojë shërbimet e mbrojtësit italian Armando Izzo për të marrë shërbimet e mesfushorit uruguaian të Interit, Matias Vecino.

Marco Giampaolo ka marrë përsipër ekipin nga Olimpico dhe thuhet se ka shënjestruar një mori lojtarësh që pritet ta përforcojnë skuadrën Granata.

Sipas gazetës Tuttosport, Interi është i përgatitur të marrë para nga shitja e Vecinos këtë verë dhe Torino po mendon transferimin e tij.

Megjithatë, klubi i Torinos thuhet se mund të dërgojë mbrojtësin Izzo në drejtim të kundërt si pjesë e një shkëmbimi.

Raporti pretendon se Nerazzurri e kanë ndjekur Izzon për një kohë të gjatë, por që blerja e një qendërmbrojtësi do të varet nga e ardhmja e trajnerit Antonio Conte.

Operacioni gjithashtu kërkon disa negociata dhe Torino mund të duhet të përfshijë një shifër parash për të mbyllur marrëveshjen e shkëmbimit.