A do të shkojë në opozitë BDI-ja? Përgjigjet Ali Ahmeti (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se nuk dëshiron të paragjykojë fundin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kur u pyet nga gazetarët, a do të shkojë BDI-ja në opozitë nëse nuk e merr kryeministrin, shkruan gazeta LAJM. “Nuk dua të flasë me paragjykime dhe nuk dua t’i paragjykojë negociatat dhe epilogun e tyre. Për çdo zhvillim të mëtutjeshëm opinioni do të jetë i informuar. Por, mbani shënim: BDI-ja vepron dhe punon me koka të ftohta dhe zemër zjarr. Gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të jetë në dobi, që nga më i vogli deri te më i moshuari. Ju sigurojë që çdo vendim i yni do të jetë në dobi të përparimit të vendit dhe kapërcimit të situatave”, u shpreh Ahmeti./Gazeta LAJM

A do të shkojë në opozitë BDI-ja? Përgjigjet Ali Ahmeti (Video)

A do të shkojë në opozitë BDI-ja? Përgjigjet Ali Ahmeti (Video)

Posted by Lajm TV on Thursday, August 13, 2020