Avokati Tomë Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka lëshuar ofendime ndaj ish-deputetit Milaim Zeka. Gashi e quajti Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime.
“Me këso far idiota unë nuk dal në debat”, është shprehur Gashi në T7.
Këto ofendime Gashi i bëri pasi u komentua rasti i Zekës i cili ka thënë se patjetër që do t’i konfirmohet aktakuza presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.
“Gjasa të pakta që të hedhet poshtë aktakuza e Thaçit, andaj nuk duhet shumë intelegjencë të dihet kjo gjë siç pretendon Zeka”, ka thënë Gashi.
“Ai far njeri është monstrum edhe është kondom për shumë përdorime”.
“Ai është një zbulim i ri që nuk ka pasur deri tash”, shtoi Gashi.
Sipas Gashit, Zeka deklaroi në gjykatë se ka pasur shumë kampe të UÇK’së gjatë luftës së fundit në Kosovë.