Parashikimi i motit

Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për reshje të shiut në disa vende, ndërsa pasdite do të ulen vranësirat.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 13 deri 23 gradë celcius.