Tollovi në vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia

Fundjava e zgjatur e zbrazi Maqedoninë. Një pjesë e madhe e qytetarëve e shfrytëzojnë ditën e sotme jopune për fundjavën e zgjatur, duke udhëtuar drejt fqinjëve tanë. Bllokimi me i madh gjatë gjithë ditës është regjistruar në pikën kufitare “Bogorodicë” me fqinjin tonë jugor, Greqinë. Gjithashtu janë vërejtur kolona më të vogla për të hyrë në Serbi. Në pjesën tjetër të pikave kufitare trafiku ka rrjedhur pa ndërprerje. Kjo është fundjava e dytë e zgjatur, pasi u festuan Pashkët gjatë fundjavës së kaluar.