Njësia speciale e MPB-së aksion në Idrizovë, shkatërrohet narko grupi

Njësia speciale e MPB-së dje pasdite ka kryer bastisje në burgun e Idrizovës. Duke bllokuar hyrje-daljet e repartit gjysmë të hapur dhe të hapur është ndërmarrë aksioni për të shkatërruar një narko grup që vepronte brenda burgut. Në aksion është përfshirë edhe administrata e burgut. Kujtojmë se në periudhën e kaluar janë djegur disa vetura të zyrtarëve të burgut, ndër të cilët edhe vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dhënë detaje për aksionin.