Tolisso zyrtarisht largohet nga Bayern Munich

Corentin Tolisso zyrtarisht nuk do të jetë lojtar i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Tolisso që nga sezoni tjetër nuk do të luajë më në ‘Allianz Arena’.

Francezi i ka dhënë fund periudhës pesëvjeçare me gjigantin gjerman.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi me anë të një komunikate në rrjetet e tyre sociale, transmeton lajmi.net.

Në vitet e para të transferimit të tij te Bayern ai kishte një rol mjaft kyç, por në sezonet e fundit nuk qe i tillë, andaj do të largohet si një lojtar i lirë.

Në këtë sezon mesfushori kishte vetëm 22 paraqitje gjatë gjithë sezoni.

Në pesë vite me Bayern Munich Tolisso ka fituar pesë Bundesliga, një Ligë të Kampionëve, një Kuoë të Botës, dy Kupa të Gjermanisë, katër Superkupa të Gjermanisë, një Superkupë të Evropës.