Dolën në shitje biletat për ndeshjen historike Maqedonia-Kosova, mungojnë pikat e shitjes në qytetet ku jetojnë shqiptarët!

Federata e futbollit e Maqedonisë sot ka nisur me shitjen e biletave për ndeshjen Maqedonia e Veriut-Kosova e vlefshme për play-off për plasman në europianin 2020, me 26 mars në “Todor Proeski” në Shkup, shkruan gazeta Lajm.
Për çudi biletat mund ti gjeni në çdo qytet përveç se në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërcovë dhe Strugë!
Biletat mund ti gjeni në këto pika të shitjes:
Në Arenën Nacionale Todor Proeski në Shkup cdo ditë nga ora 10:00 -18:00. AT. Globus në Ohër, AT Bran në Prilep, Kafe bar Koncept në Strumicë, Simbol Kafe në Shtip, Literatura në manastir, Kiosk Korzo në Negotino, Uni Son në Veles, Tobako Leni + në Gjevegjeli, Libero Tarvel në Kocani.
Çdo biletë do të jetë e personalizuar. Një person mund të blejë një biletë me dokument identifikimi. Biletat për tribunën Veriore dhe Jugore shiten nga 300 dhe 400 denar./Gazeta Lajm/