Tim McGraw kritikon sjelljet e fansave që hedhin gjëra ndaj artisteve si Bebe Rexha dhe Cardi B: Ju mund ta lëndoni dikë

Tim McGraw mendon se sjellja e fundit e disa pjesëmarrësve të koncerteve ka qenë ‘e tmerrshme’.

Këngëtari 56-vjeçare ka folur për sjelljen e fansave, pas trendit të koncerteve që u hedhin artistëve sende të ndryshme, përfshirë pije dhe telefona, gjatë performancave të tyre.

Duke iu përgjigjur trendit të fundit, Tim i tha CNN: “Unë mendoj se është e tmerrshme”.

“Dua të them, ju mund të lëndoni vërtet dikë dhe mund të godisni edhe dikë në audiencë dhe të lëndoni”, shtoi ai.

“Çfarë ndodh nëse dikush lëndohet? Pastaj e prish shfaqjen për të gjithë, nëse dikush nuk mund të vazhdojë të performojë”, tha artisti.

Tim pritet të fillojë turneun e tij “Standing Room Only” marsin e ardhshëm dhe ai tashmë ka lëshuar një paralajmërim për fansat e tij.

“Jam mësuar që gjëra të buta të hidhen mbi mua. Dhe kjo është mirë, por mos hidhni asgjë që ka ndonjë peshë në të që do të dëmtojë dikë. Thjesht mendoj se nuk është e përshtatshme të bëhet.

Të gjithë janë atje për t’u argëtuar dhe thjesht nuk ka nevojë për asnjë nga këto”, ka deklaruar McGraw.

Kujtojmë që Bebe Rexhës i është hedhur një celular në kokë, duke i lënë syrin e nxirë.

Dhe së fundmi një pjesëmarrës i vrazhdë i koncertit i hodhi një pije Cardi B, e cila si përgjigje e gjuajti me mikrofon.

Ndërkohë, Tim së fundmi pranoi se është ‘i frikësuar për vdekje’ nga mjetet piroteknike në turneun e tij.

Ylli i muzikës ‘country’ po përgatitet për atë që do të jetë turneu i tij i parë në arenë në pothuajse një dekadë dhe ndërsa ai ‘me të vërtetë mezi pret’ të performojë në vende të mëdha, Tim pranoi se ai është i tmerruar nga fishekzjarrët në skenë që ai ka planifikuar për shfaqje.

“Është hera e parë që kemi bërë një turne për një kohë të gjatë, po e pres me padurim. Ne kemi një prodhim të çmendur spektakolar që mezi pres ta shohin të gjithë. Ky është ndoshta një nga prodhimet më të bukura që kemi pasur ndonjëherë”, ka deklaruar ai mes tjerash.