Katër vetura digjen në një parking në Prishtinë

Katër vetura janë djegur në një parking në rrugën “B” në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrit të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht.

Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht Policia ka deklaruar se ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie.