LSDM: Rezoluta e Senatit Amerikan konfirmon mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës maqedonase

Partneri ynë më i madh strategjik, SHBA, me Propozim-rezolutën për gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase, edhe një herë tregon përkushtimin e saj në mbështetjen e vendit tonë, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Rezoluta në Senatin Amerikan për festimin e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase është edhe një konfirmim i suksesit të politikës ndërkombëtare të LSDM-së dhe njohja e rolit konstruktiv të maqedonasve në ndërtimin e shoqërisë amerikane.

Më herët, një rezolutë të ngjashme ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me të cilin gjuha, kultura dhe historia maqedonase marrin njohje dhe promovim në mbarë botën.

Ndryshe nga gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për gjoja rrezikim të gjuhës dhe identitetit maqedonas, fakt është se sot ato mbrohen dhe konfirmohen ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë”, thonë nga LSDM.