Tifozët në Wembley me mesazh për Eriksenin

Para ndeshjes shumë tifozë të Anglisë kishin marrë me vete fanellën e Eriksen, dhe thirrnin emrin e tij, raporton lajmi.net.

Kishte edhe shumë tifozë të tjerë që mbani parulla të ndryshme, me mbishkrimin duke i uruar shërim të shpejtë danezit.

Kujtojmë që Eriksen ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen kundër Finlandes, dhe e tëra bota ishte në ankth për gjendjen e tij, por fatmirësisht gjendja e tij tani është stabile.

Ndërkohë në Wembley do të filloj pas pak ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë.