Tifozët e Unitedit shajnë lojtarin e vet pas fitores në Kupë

Në rrjete sociale është vërë virale një video ku dëgjohen disa tifozë të Manchester Unitedit duke e sharë e ofenduar mesfushorin e klubit të tyre, Jessse Lingardin, përderisa ai po hynte në autobusin e skuadrës pas fitores të së enjtes.

Jesse Lindard është titullar për Manchester Unitedit në fitoren me rezultat 3:0 kundër Derby Countyt, falë të cilës Djajtë e Kuq e arritën çerekfinalen e FA Cup kundër Norwich Cityt, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari nuk tregoi formë mbresëlënëse gjatë ndeshjes, megjithatë disa tifozë të Manchester Unitedit shkuan përtej kritikave konstruktive dhe vendosën ta ofendojnë e abuzojnë atë pas ndeshjes.

Një tifoz mund të dëgjohet duke thënë: “P*rdhu Jesse, ti je m*t”, përderisa ai po u kalonte tifozëve përreth.

Një tjetër tifoz dëgjohet duke e kritikuar anglezin për mungesën e kontributit për gola gjatë vitit 2019, përderisa bërtiste: “Zero gola dhe zero asiste në vitin 2019, ti je i vdekur’.

Viti 2019 kishte qenë një vit të vështirë për Lingardin, i cili ka zbuluar se është detyruar të kujdeset për vëllain dhe motrën e tij, të dytë më të vegjël, pasi që i është sëmurë nëna.

Solskjaer, i cili s’kishte qenë në dijeni për këto probleme, kishte bërë presion mbi lojtarin për t’u kthyer në formë. Por, më vonë, anglezi ia kishte sqaruar trajnerit të tij problemet me të cilat po përballej jashtë fushës së lojës, pasi që edhe gjyshi i tij ishte diagnostikuar me kancer dhe gjyshja e tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Nuk po luaja mirë dhe ai më bënte presion vazhdimisht. Ai kërkonte më shumë unë. Kështu që unë e kuptova se më e mira ishte t’i tregoja atij gjithçka dhe i tregova pse nuk e kisha mendësinë e duhur. Kështu që trokita në derën e tij”, kishte zbuluar në një intervistë të mëhershme Lingard.

“Unë jam një person që ka qejf t’i zgjidh vetë problemet, por kjo s’është gjithmonë gjëja e duhur për ta bërë. Unë gjithmonë e përdor frazën “Ji vetvetja”, por tani e kam kuptuar se ka disa momente kur s’mund të jesh vetvetja”.

“Babai im dhe vëllai më i madh, Louie, kanë qenë një ndihmë e madhe për mua, por disa nga këto gjëra ma kanë thyer zemrën, e di”.