Setien tregon pse të gjithë lojtarët e Barcës dëshirojnë që Messi ta mbajë sa më shumë topin

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka pranuar se lojtarët e tij në kohën më të madhe synojnë që topin të pasojnë të Lionel Messi.

Sipas Setien, kjo është diçka normale, me Lionel Messin lojtarin më të mirë në botë, i cili mund t’i zgjidh më mirë gjërat në fushë.

“Është e vërtetë që lojtarë që mendojnë të pasojnë më shumë te Messi. Unë do të bëjë gjithashtu. Messi zgjidh 90 për qind të ndeshjeve të këtij ekipi”, ka deklaruar Setien, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë u them lojtarëve të mi, nëse topi është në këmbët e lojtarëve më të mirë, ka një mundësi më shumë që gjërat do të rezultojnë mirë”.

“Kjo është arsyeja pse ata e kërkojnë atë, ju e dini që ai do të bëjë diçka. Kjo varësi është normale”.