Tifozët e Atleticos me fushatë kundër transferimit të Ronaldos

Tifozët e Atletico Madrid nuk e duan transferimin e Cristiano Ronaldos.

E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë.

Ylli portugez kërkon largimin nga Manchester United, por ende nuk dihet destinancioni i tij i radhës.

Në Spanjë u raportua se Ronaldo mund të transferohet drejt Madridit, tek Atletico.

Sipas tyre drejtuesit e klubit mund ta shesin Antoine Griezmann për të marrë shërbimet e portugezit.

Por, kjo duket se nuk u ka pëlqyer tifozëve të ‘rojiblancos’, andaj kanë nisur një fushatë kundër transferimit të tij në ‘Civitas Metropolitano’.

Më poshtë i gjeni disa nga reagimet e tyre: