Napoli kërkon transferimin e Raspadorit

Napoli thuhet se janë vendosur pas talentit e Sassuolos, Giacomo Raspadori.
Trajneri Luciano Spalleti po kërkon të forcojë sulmin pas largimit të Dries Mertens, andaj kanë hedhur sytë nga italiani.

Siç raportohet nga ‘Sky Sports’, Napoli është gati të bëjë një ofertë prej 30 milionë euro për Raspadorin, transmeton lajmi.net.

Sassuolo thuhet se nuk janë të gatshëm ta shesin 22 vjeçarin, por mbetet të shihet nëse Napoli do ta bindin.