Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë një interviste për Corriere della Sera, duke e akuzuar për mungesë bashkëpunimi në çështjet e luftës dhe energjisë.
“Ajo nuk do të na ndihmojë… Mendoja se kishte guxim, por paskam gabuar,” u shpreh Trump.
Ai shtoi se Italia “nuk dëshiron të përfshihet” dhe se pret që “Amerika të bëjë punën për të”.
Trump kritikoi edhe Europën për politikat e emigracionit dhe energjisë, duke thënë se:
“Europa po shkatërron veten nga brenda.”
Ndërsa për NATO-n deklaroi se “është një tigër prej letre”.



