Theret me thikë një person në Drenas

Një person është therur me thikë nga dy persona në Drenas.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas e kanë goditur me thikë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.