Bashkëpunimi në mes Noizyt dhe Adrian Bujupit publikohet këtë ditë

Artistët tanë në këtë periudhë po vijnë me bashkëpunime të ndryshme në projekte muzikore.

E kësaj vale të bashkëpunimeve u janë bashkëngjitur edhe dy artistë të tjerë Noizy dhe Adrian Bujupi, shkruan lajmi.net

Dyshja kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Kjo këngë pritet të titullohet “Aventura” dhe do publikohet këtë të enjte.

 

“Masterclass 💯🇦🇱 kenga #aventura del te enjten naten ora 0:00”, ishte postimi i Adrian Bujupit

Ndryshe dyshja janë shumë aktiv me postime në rrjete sociale.