Thellimi i reformave ka nxitur arritjen e rezultateve pozitive

Thellimi i gjithanshëm i reformave dhe zgjerimi i hapjes ndaj botë ka nxitur shoqërinë kineze të arrijë një sërë rezultatesh. Tashmë Kina ka lidhje më të ngushta me botën.

Denis Simon, studiues në Qendrën Amerikane të Studimeve për Marrëdhëniet Kino-Amerikane u shpreh në një intervistë se si dëshmitar i reformave dhe hapjes së Kinës për më shumë se 40 vjet, ai vlerëson zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme dhe ka besim tek e ardhmja e Kinës.

“Kam qenë në Kinë në vitin 1981 si i huaj, duke dëshmuar procesin e reformave dhe hapjes së vendit. Ndaj kur u ktheva në Kinë kohët e fundit, mund t’i kuptoj shumë mirë rezultatet e saj të mëdha në fushën ekonomike.

Denis Simon pret që Kina të vazhdojë thellimin e reformave të përgjithshme, të nxisë modernizimin e stilit kinez dhe të arrijë zhvillimin e ri në fusha të ndryshme.

Mario Boselli, Drejtori i Fondacionit të Këshillit të Kinës në Itali, nënvizon se :
“Gjatë vizitës time të parë në Kinë, teksa po kaloja rrugën në një kryqëzim, më bëri shumë përshtypje fluksi i madh dhe i pandërprerë i biçikletave. Më tronditi. Mund të them se në atë kohë gjithçka ishte shumë bazike në Kinë, madje dhe hotelet nuk ishin shumë të mira.

Aktualisht Kina po vazhdon të ndryshojë më tej. GDP-ja renditet në vendin e dytë në botë. Masa e industrisë së prodhimit është në vendin e parë në botë. Kina ka arritur rezultate në fushën e krijimit të inovacionit. Ndërkohë Kina i kushton rëndësi bashkërendimit midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit ekologjik. Të gjitha këto i lanë përshtypje të thella Bosellit dhe ai është plot besim në zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

“Kina ka hyrë në fazën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ka vendosur një model ndërkombëtar për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore. Madje është përpara zhvillimit perëndimor në disa aspekte. Në të njëjtën kohë, në fushën e inovacionit shkencor dhe teknologjik besoj se Kina do të shndërrohet nga ‘fabrika e botës’ në laboratorin ‘e së ardhmes’ sepse kinezët janë të mirë në mësim dhe plot energji.”