Është zyrtare! The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Kanadezi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vendosi dy rekorde të reja botërore Guinness, duke arritur të ketë plot 111.4 milionë dëgjues mujorë në Spotify – shifër e pa arritur më parë nga asnjë artist tjetër.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Kënga “Blinding Lights” e vitit 2020 nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar në Spotify e të gjitha kohërave, me më shumë se 3.47 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail.
The Weeknd (Foto: Mike Ehrmann/Getty Images)
“Blinding Lights” është gjithashtu kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.
Por pavarësisht këtij suksese, mbetet ende e çuditshme se si8 mbrëmja më e madhe vjetore e çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” nuk e nominoi kurrë këtë këngë për asnjë çmim.
Në mënyrë mbresëlënëse, askush nuk i afrohet as suksesit të klikimeve të artistit The Weeknd.
The Weeknd (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
Shakira është më afër me 81.6 milionë dëgjues mujorë, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë dëgjues, Taylor Swift me 80.2 milionë dëgjues dhe Rihanna me 78.5 milionë dëgjues.
Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujore.
Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remiksit të “Die For You” me Ariana Granden.