The Times: Wijnaldum ka një para-marrëveshje me Barcleonën

Futbollisti i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum thuhet se do kalojë tek Barcelona në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas “The Times”, lojtari do largohet nga Afield Road në qershor sepse ka një para-marrëveshje me Barcelonën.

Wijnaldum dihet se është kërkesë e Ronald Koeman, pasi kishte bashkëpunuar me të tek Kombëtarja holandeze.

Më parë, edhe “Football Insider” raportoi se Wijnaldum tek Barcelona është çështje e kryer.