RB Leipzig nuk po ndalet duke marrë talentët më me përspektivë në Evropë, transmeton lajmi.net.
Pas Brobbery i cili erdhi nga Ajaxi, radhën e ka Mohamed Simakan nga Strasbourg.
Simakan u kërkua me ngulm nga Milani, por tentativa e “Rossonerëve” dështoi.
Tani, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Simakan tek RB Leipzig tashmë është punë e kryer.
Romano raporton se francezi ka përfunduar testimet mjekësore dhe pritet që në ditët në vijim, marrëveshja të bëhet zyrtare./Lajmi.net/