Thaçi: Takimi në Washington ishte inkurajues, të shfrytëzohet ky momentum për arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin në Shtëpinë e Bardhë që e ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për arritjen e marrëveshjes finale që sipas tij duhet të rezultojë me njohjen reciproke si dy shtete të pavarura.

“Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin është menduar të jetë vetëm për Kosovën fillimisht, në të njëjtën kohë Kosova po zhvillon një proces tjetër të rëndësishëm, jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen reciproke mes vendeve të pavarura. Takimi i Washingtonit në çastin qe po flas, dy ditë më parë mes presidentëve, besoj do të jetë takimi i kthesës pozitive. Takimi në Washington është inkurajues për të dy palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi, për zh villim ekonomik, jetë më të mire për qytetaret e dy vendeve. Prandaj këtë momentum dhe këtë mundësi nga Washingtoni duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova edhe Serbia. Është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare qe të dy palët edhe Kosova edhe Serbia sot kanë besim në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qe përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, tha ai.

Këto deklarata, Thaçi i bëri në dialogun publik lidhur me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, për te cilën tha se është prej iniciativave të para që ka marrë si president.

“Ndër iniciativat e para që kam marr si president i vendit, ka qenë iniciativa për themelimin e komisionit për të vërteten e pajtimin si një fenomen qe duhet trajtuar dhe të punojmë të gjithë të bashkuar pa dallim komunitetin për një të vërtetë qe do t’i ndihmonte drejtësisë. Nis ma është përballur që në fillim me sfida, që në fillim ka qenë pyetja nëse vërtet ka nevojë për ketë komision. Hulumtimi sot tregon që kjo nismë ka qenë e qëlluar, dhe vjen ne momentin e duhur, edhe pse kanë kaluar më tepër se 2 dekada prej përfundimit të luftës”, tha ai.