Thaçi: Kurti po tregohet frikacak dhe i paaftë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite që ka bërë sot në Prizren, ka komentuar vonesat që kryeministri Albin Kurti po i bën karshi thirrjeve të SHBA-së për largimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Me këtë rast i pari i vendit deklaroi se këto vonesa i sjellin shumë dëm shtetit të Kosovës dhe partneritetit me SHBA-të. Thaçi theksoi se Kurti është frikacak dhe i paaftë për shkak se nuk ka guxim as të heq tarifën e as të vendos reciprocitet.

“Vonesa për të marr vendime të drejta të prera dhe të qarta nga kryeministri nuk i ndihmon shëndetit dhe vet shtetit të Kosovës dhe natyrisht që ne nuk do të lejojmë të cenohet partneriteti strategjik me SHBA-të, zotëri Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë as nuk është që e heq tarifën e as nuk është që po guxon dhe po tregohet i aftë me vendos reciprocitet”, u shpreh Thaçi.