Kurti: Jam i gatshëm të shkoj në Amerikë bashkë me Vjosën!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që të shkoj në Amerikë bashkë me Vjosa Osmanin për të prezantuar pozicionin e Kosovës karshi SHBA-ve. Kurti ka thënë se Amerika nuk na do si servilë, por si njerëz të dinjitetshëm

“Jam i gatshëm të shkoj në Amerikë bashkë me Vjosa Osmanin. Sot nuk është çështja te heqja e tarifës, por te heqja e reciprocitetit. Tarifa do të hiqet, por reciprociteti nuk guxon të braktiset. Jemi falënderues për jetë për rolin e SHBA-ve, për mbrojtje e siguri, edhe jetën ua kemi borxh secili prej nesh. Për shkak se je, duhet të jetosh me dinjitet, në këtë kuptim neve SHBA nuk na do si servil.

Ne kemi nevojë ta duam popullin, e ta kemi respektin e tij. Jemi të përkushtuar si qeveri e ri për luftimin e krimit e korrupsionit. Ne shkojmë në Prevallë, e jo në Bansko. Kjo qeveri iu pengon njerëzve të korruptuar, ka shumë xhelozi ndaj kësaj qeverie. Populli e ka dashtë këtë qeveri, sa që ai që ishte i pari, u bë i treti” ka thënë Kurti.