Thaçi: Kosova i qëndron pranë Australisë në këto ditë të vështira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Thaçi thotë se atyre u ka ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, ka thënë ai./KosovaPress/