Genta Ismajli ka pak kohë që e konfirmoi lidhjen me biznesmenin, Huseyin Usta.
Këngëtarja po e shijon në maksimum lidhjen, ndërsa kohë pas kohe pozon pranë të dashurit.
Së fundi, ajo postoi një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me një këmishë të bardhë, të hapur tek pjesa e gjoksit.
Njësoj në të bardhë ishte veshur edhe Usta, ndërsa çifti dukeshin se po kalonin çaste të bukura bashkë.
