Një 10-vjeçar gjendet i vdekur në motorin e avionit

Dëshira për tu futur ilegalisht në Francë i ka kushtuar vdekjen një 10-vjeçari afrikan.

Trupi i të miturit u gjet në motorin e një avioni të “Air France” tip Boeing 777 që zbarkoi në aeroportin Roissy Charles de Gaulle në Paris nga Abidjan, Bregu i Fildishtë. 10-vjeçari u identifikua nga punonjës të kompanisë ajrore, që më pas njoftuan policinë për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

Vitet e fundit kemi pasur shpesh histori të ngjashme të adoleshentëve nga Afrika që kanë zgjedhur pjesë të ndryshme të mjetit fluturues për të udhëtuar drejt “tokës së premtuar”, por fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen.