Thaçi kërkon të takohet me Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur, kreu i shtetit i ka lënë të hapura tri orare Kurtit, atë në ora 10:00, në ora 11:00 si dhe në ora 12:00.

Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim para dy ditësh duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje por vetëm si kryeministër.

“Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, atëherë thash le t’i mbajë një herë ato takime me liderë partish dhe takohemi si krerë të institucioneve. Pra, unë jam për takim e për bashkëpunim, por jo në atë ditë dhe jo ashtu”, deklaroi Kurti pas refuzimit të ftesës së Thaçi për ditën e hënë.

Ndryshe, presioni amerikan për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është rritur ndjeshëm ndërsa Thaçi i ka kërkuar qeverisë që të mblidhet dhe ta heqë menj ëherë këtë masë ndaj shtetit serb.