Merkel: Bashkëpunimi evropian është i rëndësishëm për luftën me Kovid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel në video konferencë me liderët e tjerë të Komisionit Evropian, sqaroi se çfarë po bënë vendi i saj për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri dhe si Qeveria financiarisht i mbështet kompanitë e goditura nga epidemia.

Ajo e nënvizoi rëndësinë e luftës së koordinuar të evropianëve kundër epidemisë, si dhe përpjekjet për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Në kumtesë thuhet se liderët e tjerë gjithashtu e kanë theksuar nevojën për bashkëpunim ndërmjet vendeve evropiane në luftën kundër Kovid-19.