Thaçi: Heqja e “20%”-shit nga Kushtetuta, prioritet i PDSH-së (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, thotë se ndryshimet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së duhet të ndodhin para zgjedhjeve. Sa i përket heqjes së “20%”-shit nga Kushtetuta, Thaçi tha se një gjë e tillë ka qenë prej kohësh prioritet i PDSH-së dhe mendon se janë përmbushur të gjitha kushtet për të ndodhur një gjë e tillë.

“Mendoj se kjo (ndryshimet kushtetuese) duhet të ndodhin para zgjedhjeve, është një pamundësim i koketimit me rejting nacionalist për opozitën maqedonase. Ata duan ta shikojn këtë veprim pas zgjedhjeve, mendoj se kjo do të jetë e pa lejueshme. Sa i përket atij 20 % kjo ngel edhe në kuadër të prioritetit programor të PDSH-së, por takati politik i PDSH-së është shumë i ulët, që këtë ta bëj realitet. Unë do të bisedoj ndoshta këto ditë edhe formalisht me drejtuesin e BDI-së për këtë mundësi dhe pastaj mund të flasim më shumë. Po mundohem të komunikoj me realitetin, ne jemi me një deputet dhe takati jonë është shumë i limituar. Edhe pse besoj që janë përmbushur të gjitha kushtet, që ky 20%të eliminohet dhe maqedonasit, forca politike maqedonase dhe elita politike maqedonase duhet të definitivsht të kuptojë se përderisa ata kanë këtë politikë agresive të mohimit të indetitetit tonë si shqipëtarë, si gjuhë shqipe, nuk do të ketë mirëkuptim te të tjerët për telashet e tyre që i kanë me mohimin e indetiteti, që ju bëhet nga ana e disa fqinjëve”, tha Thaçi.