Rryma u shtrenjtua për 11,2%

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmën e parë të vitit 2022 është 5,761 denarë për kilovat orë, që paraqet rritje prej 11,2 për qind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2021, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin mbi vlerën e shtuar për konsumatorët finalë, përveç amvisërive, sipas grupit të konsumatorëve lëviz nga 10,316 deri në 14,782 denarë për kilovat orë.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët finalë, përveç te amvisëritë, lëviz nga 57,840 denarë deri 65,380 denarë për metër kub sipas grupit të konsumatorëve.