Thaçi: Do të pensionohen para kohe ata që tentojnë të na prishin me Amerikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar sërish takimin me presidentin Hashim Thaçi.

Për shkak të anulimit të këtij takimi, Thaçi ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se spektri politik janë të obliguar ta forcojnë shtetin dhe ta rrisin mirëqenien sociale e qytetare.

“Raportet me partnerët strategjik duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Mesazhi im sot është që kryeministri duhet të merr vendime të cilat i takojnë me i marrrë, dhe të mos vonohet me vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik, as vet liria e as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partnerin strategjik SHBA-të”, ka deklaruar Thaçi, raporton lajmi.net.

Sipas tij, e vetmja alternativë është Kosova drejt Bashkimit Evropian.

“Të tjerët na kanë lënë në baltë ndërsa SHBA-të asnjëherë janë të vetmit që na kanë qëndruar gjithmonë afër. Ne duhet të ua lehtësojmë punën atyre. Pavarësisht ideologjive antiamerikane Kosovës askush s’do të mund t’ia luhat raportet me ta”.

Thaçi ka theksuar se kryeministri e ka përgjegjësi të takohet tani me të, në mënyrë që mos të ndodh më vonë një takim i pavlerë në ndonjë vendimmarrje që po pritet të na vjen.

“Duhet të mendojmë për gjeneratën e sotme dhe të ardhshme, Kosova beson në SHBA-të, në përpjeket gjigante të presidentit Trump. Në SHBA janë të etur të shohin Kosovën sa më shpejt përpara dhe të integruar.Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm raportet me SHBA nuk janë. Çdo liderë do të shkojë në shpi të vet dhe do të pensionohet para kohe nëse tenton të na prish me Amerikën”, ka thënë Thaçi.